75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në Indi digjen pampersat e një kompanie sepse në to u zbulua emri i profetit Mohamed (Video)

Një qytetar i përkatësisë myslimane në Indi është filmuar duke djegur një produkt të Pampersave, sepse vërejtën se në të ishte i shkruar emri i profetit Mohammed a.s.

Ata thonë se linjat që ilustrojnë mustaqet, hundën, gojën dhe syrin e majtë duken si emri i profetit në germa arabe.
Kritikët e kanë quajtur atë një fyerje për Islamin. Aktivistët e grupit islamik Darsgah Xhihad-o-Shahadat kanë paraqitur një ankesë zyrtare rreth pampersave në stacionin e policisë Dabeerpura në Hyderabad, raporton Mirror.

Në një letër drejtuar policisë, grupi tha se Pampers, që ishte në pronësi të Procter & Gamble nga SHBA-ja, kishte ‘lënduar ndjenjat’ e bashkësisë muslimane dhe bëri thirrje që produktet të hiqen menjëherë nga raftet. /Indeksonline/