75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

Luajnë në gjysmëfinale të garave të UEFA-s, por Vallecano ende i shet biletat në dorë… s’kanë sistem “online”

Skuadra e Rayo Vallecanos sonte luan ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Conference League ndaj Strasbourgit të Francës.

Gazetari i njohur në Spanjë, Phil Kitromilides, ka zbuluar disa fakte interesante të skuadrës nga La Liga, shkruan Indeksonline

Sipas tij, Vallecano ende shet bileta në duar, afër stadiumit, sepse nuk e kanë sistemin “online”.

Po ashtu, gazetari tregon se në stadium ka edhe probleme të tjera elementare, duke filluar nga mungesa e ujit në tualetet.

“Stadiumi i tyre shpesh nuk ka ujë të rrjedhshëm në tualet. Fusha e tyre është shaka. Dyqani i klubit duket si dollapi i një adoleshenti. Fusha e tyre stërvitore është bërë copë-copë”, shkruhet në reagimin e gazetarit spanjoll

Pavarësisht gjithë këtyre vështirësive, skuadra e Vallecanos sonte luan në gjysmëfinale të një kompeticioni të rëndësishëm të UEFA-s./Indeksonline/