75 Mall Live Search
16:07 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / Gj Sh

Drita ec sigurt drejt titullit, merr tre pikë ndaj Prishtinës së Re

Drita po vazhdon me hapa të sigurt drejt mbrojtës së titullit në Superligën e Kosovës.

”Intelektualët”, sot morren tre pikë në udhëtim ndaj Prishtinë së Re, duke fituar me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Blerim Krasniqi, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 40-të.

Pas 32 xhirove, Drita kryeson tabelën e Superligës me 63 pikë, tetë më shumë se Ballkani.

Në anen tjetër, Prishtina e Re çdo ditë e më shumë po humb shpresat për të mbetur në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm, pasi renditet në vendin e fundit me 28 pikë./IndeksOnline/