Flick para “El Clasicos”: Ne duam të fitojmë titullin e dytë radhazi
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur para përballjes ndaj Real Madridit.
Ai tha se skuadra e tij dëshiron fitoren, njëjtë si në ndeshjet e tjera të deritanishme, shkruan IndeksOnline.
Flick po ashtu theksoi se nesër do të dëshironte të festonte titullin e dytë radhazi në kampionatin spanjoll, gjë që nuk është e lehtë për ta arritur.
“E vetmja gjë në të cilën duhet të përqendrohemi është paraqitja jonë.Kemi pasur një sezon fantastik si ekip. Duam të luajmë lojën tonë, me stilin tonë dhe si ekip.
Është e rëndësishme për tifozët, për lojtarët dhe gjithashtu për ne, stafin. Ne duam të fitojmë titullin, të dytin radhazi. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Jemi plotësisht të përqendruar në këtë.Kur shikon ndeshjet tona në shtëpi, mund të shohësh lidhjen midis ekipit dhe tifozëve. Kjo do të jetë e rëndësishme nesër.
Ne duam ta fitojmë ndeshjen në shtëpi. Clasico është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë, për Madridin dhe për Barçën. Kjo është arsyeja pse duam ta fitojmë.Kemi besim të madh dhe kjo është ajo që dua të shoh nesër. Nuk duhet të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë këtë sezon. Duhet të dalim atje dhe të luajmë në të njëjtën mënyrë.”, ka deklaruar Hansi Flick./IndeksOnline/

