Flick s’e sheh Ter Stegenin në planet e tij, do të largohet nga Barça në fund të sezonit
Marc-Andre Ter Stegen do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.
Kjo pasi që Ter Stegen, nuk shihet si pjesë e planeve të Hansi Flickut, i cili i beson Joan Garcias si titullar të padiskutueshëm.
Kështu ai do t’i japë fund epokës së tij te Barça, ku dhe arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2015.
Gjermani, është aktualisht i huazuar te Girona por që është jashtë fushave shkaku i një lëndimi./IndeksOnline/

