75 Mall Live Search
11:37 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / MSH1

AAK-ja numrin 128, Haradinaj: Na priftë e mbara!

Ramush Haradinaj ka reaguar pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Lista e AAK-së, e prirë nga Ardian Gjini, në këto zgjedhje do të mbajë numrin 128, raporton IndeksOnline.

“Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini” u shpreh Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje!

Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini.

Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër.

Na priftë e mbara!