Ishte nga më të mirët në Serie A, Napoli do ta blejë përfundimisht Hojlundin
Rasmus Hojlund ka kaluar një rimëkëmbje në formë që kur u kthye në Serie A.
Danezi, në një kohë të shkurtër huazimi u shndërrua në një “idhull” për tifozët e Napolit.
Dhe për këtë, Napoli ka vendosur që ta bëjë të përhershme lëvizjen e Hojlundit, duke paguar 50 milionë euro për të.
Hojlund, këtë sezon bëri 43 paraqitje ku shënoi plot 15 gola dhe arriti të fitonte trofeun e Superkupës Italiane./IndeksOnline/

