75 Mall Live Search
16:33 / E Diele, 17 Maj 2026 / G T

El Shaarawy përshëndetet me tifozët e Romës në “Olimpico”

Futbollisti, Stephan El Shaarawy është përshëndetur me tifozët e Romës pas ndeshjes ndaj Lazios në Serie A.

Bashkëlojtarët e çuan lartë futbollistin, duke i dhënë fund aventurës me fanellën e romakëve, shkruan Indeksonline

33-vjeçari luajti më shumë se dhjetë vjet te Roma, duke i llogaritur edhe largimet dhe rikthimet.

Me Romën, futbollisti fitoi vetëm një trofe – atë të UEFA Europa League gjatë vitit 2021/22./Indeksonline/