75 Mall Live Search
12:31 / E Hënë, 18 Maj 2026 / H F

Pamje të rënda të aksidentit me fatalitet në Dollc/ Shoferi nuk e sheh se përfundon rruga dhe bie në humnerë (Video)

Një vetaksident me pasoja tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën pasi automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 04:55. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet e komunikacionit rrugor dhe ekipet emergjente.

Nga aksidenti, një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që njëri prej tyre është transferuar më pas në QKUK për trajtim të specializuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet pas aksidentit, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk ka vërejtur përfundimin e rrugës, duke bërë që makina të dalë nga traseja dhe bie në humnerë.