75 Mall Live Search
13:03 / E Hënë, 18 Maj 2026 / F.R

Aksident me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një person

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 12:15 në fshatin Koshare të Ferizajt.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një person i moshës 60-vjeçe ka humbur jetën.

Veseli ka njoftuar se vdekjen e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e ketij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60-vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor. Per informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli./IndeksOnline/