75 Mall Live Search
23:07 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / S Z

Altin Krasniqi i reagon Donika Gërvallës: Ti jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë ai

Donika Gërvalla  ministre në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.

E deklarata e Gërvallës ka ngjallur reagime të shumta. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe djali i Jakup Krasniqit, Altini.

Ai ka thënë se Donika jo vetëm që e respekton atë që thotë Fatos Geci, por dhe e dëshiron atë që thotë ai.

Reagimi i plotë i tij:

Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.

Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.

Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.

Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.