Azpilicueta pensionohet nga futbolli
Cesar Azpilicueta ka vendosur të pensionohet nga futbolli
Këtë e bëri të ditur vetë spanjolli, në një postim në faqen e tij, duke i dhënë fund karrierës 25-vjeçare.
“Sot, dua të ndaj me ju se ky sezon do të jetë i fundit si futbollist profesionist. Pas kaq shumë vitesh duke jetuar ëndrrën time, ndiej se është koha të filloj një kapitull të ri në jetën time. Duke qenë i sinqertë, edhe pse kam qenë duke u përgatitur për këtë moment, e pata të vështirë të shkruaja këtë letër. Pas 20 sezonesh, shumë njerëz kanë luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time. Kur godita topin për herë të parë si fëmijë në Pamplona me shokët e mi të shkollës, nuk e imagjinoja kurrë udhëtimin e mrekullueshëm që më priste”, ishin fjalët e tij.
Azpilicueta, luajti për klube të mëdha si Osasuna, Marseille, Chelsea, Atletico Madrid dhe Sevilla.
Te Chelsea kishte suksesin më të madh në karrierë ku fitoi 2 Premierliga, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Botërorin e Klubeve, FA Cup, EFL Cup dhe Superkupën e Evropës./IndeksOnline/

