75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 22 Maj 2026 / Z S

58 aksidente trafiku brenda 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme brenda 24-orëve të fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 31 aksidente me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2206 gjoba trafiku.

Gajtë 24-orëve të fundit policia ka arrestuar 27 persona, 17 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./Indeksonline/