75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 22 Maj 2026 / MSH1

“Të fala nga Vokshi”, Manaj lajmërohet nga Deçani bashkë me Osmanin e Abdixhikun

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka publikuar një mesazh nga Vokshi i Deçanit, duke theksuar rritjen e mobilizimit dhe besimit qytetar për ndryshim politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj është shprehur se fryma e bashkimit po bëhet çdo ditë më e fuqishme, shkruan IndeksOnline.

Ai theksoi se në shumë vende po ndihet kthimi i shpresës, besimit dhe mobilizimit për ndryshim.

“Kur qytetarët bashkohen rreth vizionit për një Kosovë më të mirë, atëherë fitorja bëhet mision i përbashkët!” deklaroi Manaj.