75 Mall Live Search
20:18 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / F.R

Dështojnë kamerat e sigurisë për institucionet, MPB-ja anulon tenderin

Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me kamera, servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në ndërtesat qeveritare, tender me vlerë të parashikuar prej 600 mijë eurosh.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti i prokurimit ishte zhvilluar me procedurë të hapur dhe kishte për objekt “furnizimin me kamera, servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë dhe kamerave në ndërtesat qeveritare”, shkruan IndeksOnline.

Tenderi ishte publikuar më 14 mars 2025, ndërsa afati për dorëzim të ofertave kishte qenë 25 prilli 2025.

MPB bëri të ditur se vendimi për anulimin e procedurës është marrë më 21 maj 2026, pas hapjes së tenderëve, ku ishin pranuar dy oferta.

Sipas arsyetimit të publikuar në njoftim, anulimi është bërë pasi “nuk janë plotësuar kushtet sipas kërkesave të paragrafit 2 të nenit 26 të Ligjit të Prokurimit Publik”./IndeksOnline/