75 Mall Live Search
17:14 / E Diele, 24 Maj 2026 / G T

S’ka VAR në Podujevë, kjo penallti qesharake u akordua në favor të Llapit

Skuadra e Llapit është duke fituar 3:1 ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në Superligë.

Llapi fitoi një penallti në pjesën e parë, që po diskutohet shumë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Por, mësohet se sistemi VAR s’është duke punuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, prandaj gjyqtari nuk kishte pamje për të anuluar një vendim të tillë qesharak.

Pa kontakt fare, skuadra e Tahir Batatinës fitoi një penallti./Indeksonline

Shikoni pamjet: