75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 25 Maj 2026 / OSH

“Çdo qytetar do të bëjë përzgjedhjen e mjekut të tij familjar”, premtimi i doktorit Tolaj

Arbër Tolaj, kandidat për deputet nga AAK-ja ka prezantuar planin për reform në Mjekësinë Familjare. Një nga pikat kryesore ka të bëjë me përzgjedhjen e mjekut familjar nga vet pacienti.

“Pa Sistem të Informimit Shëndetësor (SISH) dhe pa një sistem të mirëfilltë të referimit, ligji për sigurime shëndetësore mbetet vetëm një premtim në letër që nuk mund të zbatohet kurrë në praktikë!
Sot, shëndetësia jonë funksionon në kaos sepse mungon koordinimi digjital. Pacientët enden korridoreve të spitaleve pa një rrugë të qartë, ndërsa QKUK-ja mbingarkohet padrejtësisht për raste që do të duhej të zgjidheshin që në komunat e tyre.
Me AAK-në, reforma nis nga mjekësia familjare, ku çdo qytetar do të bëjë përzgjedhjen e mjekut të tij familjar. Ky do të jetë hapi i parë dhe pika kryesore e kontaktit.
Asnjë pacient nuk do të ketë nevojë të humbë kohë. Mjeku familjar, përmes sistemit digjital (SISH), e referon pacientin direkt në sistemin dytësor (spitalet rajonale).
Vetëm rastet e komplikuara që kërkojnë trajtim specifik do të referohen nga spitalet rajonale drejt sistemit tretësor (QKUK).
Me këtë rrugëtim të qartë digjital, ne ulim fluksin, shkurtojmë listat e pritjes dhe i hapim rrugë zbatimit të plotë të sigurimeve shëndetësore.
Shëndetësia nuk rregullohet me improvizime, por me sistem të qëndrueshëm”, shkruan 5-shi i AAK-së./Indeksonline/