75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 26 Maj 2026 / Z S

Prokurori i shtetit: 69 aktakuza ndaj 77 personave brenda 24-orëve

Prokurori i shtetit ju njofton se gjatë 24-orëve të fundit, janë ngritur gjashtëdhjetë e nëntë aktakuza, kundër shtatëdhjetë e shtatë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona, si edhe janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave.

Raportet e prokurorive:

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur njëzetë e shtatë aktakuza, kundër njëzetë e tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndalur katër persona, në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.