Rrugët vështirë të kalueshme në Skenderaj, ankohen banorët (Video)
Qytetarët kanë filluar të hasin në vështirësi të rrugëve përderisa reshjet e borës janë duke vazhduar në çdo pjesë të vendit.
Në vështirësi të tillë janë duke hasur edhe banorët e Skenderajt. Një lexues i Indeksonline ka theksuar se rrugët janë të pa pastruara dhe aspak në gjendje të mirë për të vozitur në këto orë të vona të mbrëmjes.
Duhet përkujtuar që nga Ministria e Infrastrukturës janë deklaruar se tashmë janë 16 kompani të cilat po merren me pastrimin e rrugëve në çdo anë të Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë më të lehtë lëvizjen. Megjithatë edhe vetë Ministri i Infrastrukturës përmes një postimi në Facebook ka lutur qytetarët ë kenë kujdes të shtuar sidomos gjatë orëve të vona të natës./Indeksonline/