75 Mall Live Search
23:37 / E Premte, 29 Maj 2026 / Gj Sh

Fjalët e para të Gordon si blaugranë: Doja të luaja për Barcelonën që kur isha 3 vjeç

Anthony Gordon është prezantuar sot si lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2031, shkruan IndeksOnline.

Gordon gjatë prezantimit tha se ëndrra e tij që nga mosha tre vjeçare ishte të luante te Barcelona, derisa tha se ëndrrëon të fitoj shumë trofe e veçanarisht atë të Champions League.

”Doja të luaja për Barcelonën që kur isha 3 vjeç.

Do të ishte shumë e veçantë të fitonim Ligën e Kampionëve. Barça ka një bazë të madhe tifozësh dhe do të ishte një moment ikonik. Dua të fitoj gjithçka.

Kam një dëshirë shumë të fortë brenda meje për të fituar këtu, sepse të fitosh në klubin më të madh në botë është arritja më e mirë e mundshme.

Dhe nëse do të më duhej të zgjidhja vetëm një trofe, do të ishte Liga e Kampionëve, sigurisht.”, ishin fjalët e Anthony Gordon./IndeksOnline/