Gëzim Hazrolli: Dukagjini foli qartë në mbështetje të LDK-së dhe ndryshimit
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Gëzim Hazrolli, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të Dukagjinit gjatë tubimeve të fundit.
Përmes një postimi në facebook, Hazrolli ka theksuar se tubimet e mbajtura në Klinë, Deçan, Junik dhe Pejë dëshmuan energjinë, besimin dhe përkushtimin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.
“Nga Klina në Deçan, nga Juniku në Pejë, Dukagjini foli qartë. Tubimet qendrore dëshmuan energjinë, besimin dhe përkushtimin e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim. Kudo që shkuam, gjetëm mbështetje, vullnet dhe njerëz të gatshëm të punojnë për një të ardhme më të mirë. Faleminderit Dukagjin, për mikpritjen, besimin dhe forcën që po i jepni këtij rrugëtimi”. ka shkruar Hazrolli./IndeksOnline/

