Tolaj premton mbrojtjen me ligj të vlerave të luftës
Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka kërkuar mbështetje më të madhe institucionale për veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Tolaj shkruan se liria që gëzon sot Kosova është rezultat i sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, duke shtuar se është e papranueshme që veteranët dhe invalidët e luftës të mos kenë trajtimin e merituar nga shteti.
“Veteranët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitetin që u takon me ligj dhe meritë historike”, ka deklaruar Tolaj.
Postimi i plotë:

