75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 31 Maj 2026 / F.R

“Bjeshka” lajmërohet nga Gjakova: Qytetarët po kërkojnë qeveri të përgjegjshme

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Gjakovë.

Përmes një postimi në facebook, Hadergjonaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për pritjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë aktivitetit elektoral, duke e cilësuar energjinë e tyre si dëshmi të kërkesës për një qeverisje më afër qytetarëve.

“Gjakova e vlerave, e qëndresës dhe e dijes na priti sot me një energji të jashtëzakonshme. Faleminderit për mbështetjen dhe për besimin që po na jepni. Entuziazmi që pamë sot është dëshmi se qytetarët kërkojnë një qeverisje të përgjegjshme dhe më afër nevojave të tyre.Bashkë do të punojmë për një Kosovë që krijon mundësi dhe i mban të rinjtë pranë familjeve të tyre. Bashkohu”, ka shkruar Hadergjonaj./IndeksOnline/