75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 31 Maj 2026 / F.R

“Kurti nuk është e nevojshme që të shkojë në renovimet e reparteve të klinikave në QKUK, ngase nuk ka merita”, kritika e Tolajt

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arbër Tolaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vizitat e tij në repartet e renovuara të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Tolaj ka deklaruar se kryeministri nuk ka merita për renovimet e realizuara në klinikat e QKUK-së .

“Kryeministri nuk është e nevojshme që të shkojë në renovimet e reparteve të klinikave në QKUK, ngase nuk ka merita, por kjo po ndodh. Këtë po e bën për marketing, kurse renovimet e bëra kanë pasur kosto të lartë dhe nuk i përgjigjen nevojave”, ka thënë Tolaj./IndeksOnline/