Zyrtare: Frokaj ndërron skuadër në Zvicër
Mesfushori kosovar Leon Frokaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht te klubi zviceran FC St. Gallen.
21-vjeçari largohet nga FC Aarau pas një sezoni të suksesshëm, ku zhvilloi 36 ndeshje zyrtare me skuadrën nga Aarau, shkruan Indeksonline
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja ka firmosur kontratë deri në vitin 2030 me klubin nga Zvicra Lindore.
𝐖𝐢𝐥𝐥𝐤𝐨𝐦𝐦𝐞𝐧, 𝐋𝐞𝐨𝐧! ✍️ 👋 Der 21-jährige Mittelfeldspieler Leon Frokaj wechselt vom FC Aarau zum #FCSG in die Ostschweiz. 💚🤍 Der kosovarische U-Nationalspieler bestritt für die Aargauer 36 Pflichtspiele und unterschreibt nun für die nächsten vier Jahre bei unseren… pic.twitter.com/1CxWP1DDQv
— FC St.Gallen 1879 GRÜEWISS IM HERZ (@FCSG_1879) June 1, 2026
St. Gallen e prezantoi Frokajn si përforcimin më të ri të mesfushës, duke shprehur besimin se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit në vitet e ardhshme./Indeksonline/

