75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / G T

Nuk është Granit Xhaka, Premier League zgjedh “Transferimin e Sezonit”

Portieri belg, Senne Lammens është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “Transferim i Sezonit” në Premier League, duke lënë pas një listë të fortë konkurrentësh.

Gardiani i ri i Manchester Unitedit u vlerësua si transferimi më i suksesshëm i sezonit, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse dhe ndikimit të menjëhershëm në skuadër, shkruan Indeksonline

Në garë për këtë çmim ishin edhe emra të njohur si Joao Pedro, Granit Xhaka, Rayan Cherki, Adrien Truffert, Viktor Gyokeres, Antoine Semenyo dhe Dominic Calvert-Lewin.

Ky vlerësim konfirmon sezonin e jashtëzakonshëm të Lammens, i cili është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të Manchester United dhe një nga portierët më të spikatur të kampionatit anglez./Indeksonline/