Huruglica përkrah Kurtit në OKB, 105-shi i VV-së do të angazhohet për Kosovën
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Huruglica, qysh në moshën 24 vjeç, ishte pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Huruglica ka kujtuar delegacionin e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e atëhershme dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përfaqësim të Republikës së Kosovës.
“Ishte nder dhe privilegj për mua të jem pjesë e delegacionit të Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres, atëherë Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në përfaqësim të Republikës së Kosovës, në shkurt të vitit 2024”, ka shkruar 105-shi i LVV-së.
Ai gjithashtu ka shprehur zotimin e tij për angazhim të plotë në rast se merr mandatin e deputetit.
“Me nder dhe përgjegjësi, zotohem se do ta ushtroj detyrën e deputetit me angazhim maksimal për të mirën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

