75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / G T

“Nuk është kundërshtar i lehtë”, Veldin Hoxha për Andorrën: Do bëjmë maksimumin për fitore!

Kombëtarja e Kosovës sot mbajti seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës.

Mesfushori Veldin Hoxha në intervistën për FFK-në, tha se Andorra nuk është kundërshtar i lehtë, shkruan Indeksonline

Ai thotë se çdo kundërshtar duhet respektuar.

 “Mësuam shumë nga ndeshja ndaj Çekisë. Patëm disa momente shumë të mira, por edhe të kqija.

“Kemi identifikuar gabimet ku mund të bëjmë më mirë. Në ndeshjen e ardhshme do të bëjmë gjithçka që të paraqitemi më mirë dhe të fitojmë.

“Shumë njerëz mund ta shohin Andorrën si një kundërshtar më të lehtë krahasuar me Çekinë, por ne nuk e shohim në atë mënyrë. E respektojmë çdo kundërshtar dhe do të përgatitemi me fokus dhe përkushtim maksimal. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar këtë ndeshje”, u shpreh Hoxha

Kujtojmë që ndeshja ndaj Andorrës zhvillohet të dielen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/