75 Mall Live Search
18:33 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Gj Sh

Bayern Munich kishte negociata sekrete me talentin e Liverpulit

Bayern Munich ka pasur negociata sekrete me talentin e Liverpulit, Rio Ngumoha.

Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, skuadra bavaraze madje kishte arritur edhe një marrëveshje me 17-vjeçarin anglez, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja ishte arritur me datë 26 maj, por një javë më pas, kjo marrëveshje ka deshtuar momentalisht.

Për transferimin e Ngumoha ishte pajtuar edhe trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, pasi kishte bisedime direkte me futbollistin e talentuar./IndeksOnline/