75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / G T

Të gjithë donin foto me Ronaldon pas përfundimit të miqësores Portugali vs Nigeri

Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë shënoi fitore 2:1, në miqësoren e fundit para Kupës së Botës ndaj Nigerisë.

Pas përfundmit të ndeshjes, të gjithë stafi dhe lojtarët e shtetit afrikan, donin të bënin foto me yllin, Cristiano Ronaldo, shkruan Indeksonline

Disave ia plotësoi dëshirën, por disa prej tyre dështuan të merrnin vëmendjen e lojtarit të Al Nassr.

Ronaldo, gjatë ndeshjes mbrëmë kishte raste për gola – por dështoi nga afërsia, duke lënë në dyshim formën e tij para eventit të madh./Indeksonline/