75 Mall Live Search
20:16 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Gj Sh

Erdhi dita: Mourinho zyrtarizohet te Real Madridi

Jose Mourinho edhe zyrtarisht është trajner i ri i Real Madrdit.

Klubi mbreetëror ka njoftuar se portugezi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2029, shkruan IndeksOnline.

Mourinho do të jetë pasardhës i Alvaro Arbeloas, derisa do të filloj punën me 13 korrik.

”Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, i mbledhur sot, të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Pérez, ka rënë dakord të emërojë José Mourinhon si trajner të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029.

José Mourinho do t’i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur fillon parasezona.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/