75 Mall Live Search
23:03 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Gj Sh

“Viva Mexico!”: Dramë në ndeshjen hapëse, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Një nga shtetet organizatore, Meksika e ka nisur Kupën e Botës me fitore.

Para tifozeve vendas, në stadiumin legjendar ”Azteca” në Mexico City, kombëtarja meksikane e mposhti Afrikën e Jugut, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Julian Quinones ishte golashenusi i parë i këtij edicioni, duke shënuar pas nëntë minutave lojë.

Fitoren e “El Tricolor” e siguroi futbollisti Raul Jimenez, i cili shënoi golin e dytë, në minutën e 28-të.

Vlen të përmendet se dy futbollistë nga Afrika e Jugut në pjesën e dytë u ndeshkuan me karton të kuq, Yaya Sithole dhe Themba Zwane.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe futbollisti i Meksikës, Cesar Montes.

Kjo fitore është e rëndësishme për Meksikë, për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, derisa në ndeshjen e dytë luan ndaj Koresë së Jugut.

Në anën tjetër, Afrika e Jugut, në ndeshjen e dytë luan ndaj Çekisë./IndeksOnline/