Ish-legjenda e Chelseat zyrtarizohet me pozitë të re te skuadra e Premierligës
Një ish-legjendë e Chelseat ka marrë një pozitë të re menaxhuese në Premierligë.
Bëhet fjalë për Damien Duff, i cili do të jetë asistenti i ri i Keith Andrews te Brentfordi.
Duff, do t’i bashkohet stafit të Andrews nga sezoni i ardhshëm.
Së fundi ai ishte trajner i skuadrës së Shelbourne në kampionatin irlandez, ku fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Presidentit të Irlandës./IndeksOnline/

