75 Mall Live Search
07:49 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / MSH1

Procesi drejt fundit, sot numërohen votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot, deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës.

Njëkohësisht, KQZ-ja do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i mundësuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8,751 votues.

Po ashtu, do të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.