75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / P M

Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresë gjykate

Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën: -Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge -D. E mashkull, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit e 8 muaj) , i arrestuari po me të njëjtën urdhërese ka gjobën 20000 euro.