“Shpesh qaj”/ Zelensky flet për anën emocionale të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si rrallë herë ka treguar barrën emocionale që i ka shkaktuar lufta me Rusinë.
Në një prononcim për Reuters, gjatë Samitit G7 që u mbajt në Francë, Zelensky tha se shpesh qan për humbjet që ka përjetuar populli ukrainas, transmeton IndeksOnline.
Ai thotë po ashtu se i mungon të qenit baba i mirë, për shkak të angazhimeve në luftë.
“Më mungon të qenit baba i mirë. ju dua. Heroi im? Janë fëmijët e mi, ushtria ime, ushtria jonë, dhe populli ukrainas. Është e vështirë për mua kur iu jap urdhra nënave dhe baballarëve që kanë humbur fëmijët. Në momente të tilla, shpesh qaj” tha ai.
Rusia nisi invazionin në territorin e Ukrainës në shkurt të 2022-tës. Që nga ajo kohë, qindra mijëra qytetarë kanë humbur jetën.

