Mesazhi emocionues që shkruhej në bluzat e lojtarëve të Argjentinës për Lionel Messin: Ty që na e ndryshove jetën…!
Mbrëmë u festua ditëlindja e 39-të e Lionel Messit në kampin e Argjentinës.
Futbollistët kishin të veshur nga një bluzë, të vendosur në të nga një foto me idhullin e tyre, shkruan Indeksonline
Kurse mbrapa, një mesazh emocionues:
“Ty që na e ndryshove jetën, që na dhurove momente të paharrueshme, që na bëre të besojmë se ëndrrat janë të mundshme…Gjëja më e bukur nuk ishte të të shikonim, por ta jetonim këtë me ty! Gëzuar ditëlindjen, kapiten. Të duam. Qofsh pafundësisht i lumtur!”, shkruhej në bluzë
Our gift to you, Leo 🩵🇦🇷 pic.twitter.com/j1utbZETfF
— Selección Argentina in English (@AFASeleccionEN) June 25, 2026
Kujtojmë që Lionel Messi po kalon formë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.
Ai ka shënuar pesë gola në dy ndeshje, derisa ka thyer rekordin e Miro Kloses si golashënuesi më i mirë i historisë së Kupës së Botës (18)./Indeksonline/

