Limaj: Ne nuk rrahim gjoks për asgjë që bëjmë (Video)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sonte në përvjetor po marrin pjesë dhjetëra personalitete të shquara që do t’i bashkohen kësaj partie, raporton Indeksonline.
Ja fjalimi i Limajt:
Mirë se keni ardh në familjen tuaj, do të vazhdojmë bashkë rrugëtimin tonë dhe Republika e Kosovës të frymoj Nismës Socialdemokrate. Ne një grup para katër vitesh morëm një nismë për të krijuar një subjekt politik që besonim fort që i mungon Kosovës.
Ne besuam se Kosovës i mungon kjo parti, një subjekt që mbështet punëtorin, fshatarin, të riun, studentin, të papunëve, është zëri i atyre që nuk kanë mundësi të punojnë. Atyre të harrurve që jetojnë në Kosovë, pasi dikur udhëheqësit harruan atë që është më i rëndësishmi, populli.
Kështu, ne vendosëm të formojmë Nismën si parti, duke qenë të bindur se kjo forcë politike i duhej më shumë se çdo gjë Kosovës. Tani jemi bindur se vendimi për partinë jo vetëm që ka qenë i drejt, por edhe i domosdoshëm për vendin.
Nisma e mban fjalën e dhënë dhe dihet se askush nuk arriti suksese si Nisma që arriti për katër vite.
Nisma është një shembull konkret që tregon se një parti që nuk ka ide e vizion, ndërpret zhvillimin e vendit. Nisma për Kosovën me futje në skenën politike e freskoi atë dhe e bashkoi. Futi një kulturë tjetër brenda saj coftë brenda apo me marrëdhëniet jashtë të Kosovës. Për herë të parë pas luftë u bashkua opozita e Kosovës, e cila nuk i jepte askujt shpresë. Ne arritëm të bëhemi urë mes forcave opozitare, duke bashkuar opozitën rreth temave të rëndësishme për vendin. Në cdo qytet të Republikës së Kosovës, arritëm që idetë tona ti zbërthejmë në fund të gjejmë kohën dhe momentin.
Ne besuam në mocionin për mosbesim jo për të rrëzuar një subjekt politik, por për ti dhënë edhe një mundësi vendit tonë.
Ne nuk udhëhiqemi nga ambiciet e sëmura, e ndoshta kjo edhe është suksesi i Nismës. Interesat e partisë shkrihen komplet në interes të partisë.
Ne nuk rrahim gjoks për asgjë, aty ku ka fituar Kosova ka fituar edhe Nisma për Kosovën.
Le ta dinë të gjithë se jemi të zhveshur nga kapriciot për tu shfaqur individualisht në dëm të vendit.
Vazhduam me angazhimin tonë, morëm përgjegjësi të jemi pjesë e Qeverisë së Kosovës, bëmë zotimet tona dhe vazhduam fuqishëm që ato ti plasojmë e ti jetësojmë. Ne së bashku morëm pjesë në ndërtimin e koalicionit qeveritar, e Nisma mori pjesën e saj dhe angazhimet e saj.
Nga fillimi po punojmë për të përmbushur zotimet tona ndaj qytetarëve dhe atë po bëjmë edhe sot.
Në dikasteret ku udhëheqim po bëjmë përpjekje të i zgjidhim problemet që ishin.
Ne nuk mund të heshtim për problemet e telashet që ka vendi, nëse heshtim vendi do të mbes aty ku ishte, prandaj edhe menjëherë pas krijimit të qeverisë u morëm me temën kryesore, demarkacionin.
Punuam më shumë se pesë muaj për të gjetur një zgjidhje, tani fatmirësisht kemi një zgjidhje që i hap rrugë kësaj çështje, prandaj besoj se nesër do të votohet dhe të mbyllet kjo temë për t’i hapur rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Jemi të gatshëm që për temat nacionale të bashkohemi në të mirë të vendit dhe në shërbim të popullit. Kjo frymë do të vazhdoj fuqishëm dhe do të bashkëpunojmë edhe me forcat opozitare.
Derisa të tjerët vazhdojnë të blejnë vota, ne punojmë për qytetarët, për t’i bashkuar ata.
Do të vazhdojmë fuqishëm në rrugën tonë dhe nuk do t’iu zhgënjejmë.
Me fitoren e Nismës, gjithmonë fiton Republika e Kosovës sepse kurrë nuk e nxjerrim interesin partiak, para interesit të Kosovës.
Kam një ftesë për ju, unë me bashkëpunëtorët e mi kemi një plan me Kosovën se çka të bëjmë me këtë vend, prandaj kemi nevojë për ndihmën tuaj.
Ta kthejmë Kosovën në arenën ndërkombëtare që të tjerët të thonë se ia ka vlejt të investojmë në të, që mërgimtarët të thonë se ia vlejti që derdhën djers për të.
Strategjia jonë është drejt perëndimit e integrimeve evropiane.
Pas demarkacionit ajo që do të bëjmë nesër është se do të punojmë për ç’kapjen e shtetit.
Këtë plan duhet ta bëjmë bashkë , duke nisur nga rendi ligji, luftimi i bandave kriminale, i atyre që tentuan të vjedhin të ardhmen.
Do të prekim aty ku i dhemb më së shumti Kosovës, ky do të jetë angazhimi i Grupit Parlamentar të Nismës.
C’kapja e shtetit duhet të bëhet në çdo institucion, ne duam që asnjë qytetari mos t’i bëhet asgjë e padrejtë, në Kosovë do të sundoj ligji që mbron qytetarët.
………………………………..
LIVE Bajrami numëron sukseset e Limajt në krye të Nismës
(I plotësuar)- Valdete Bajrami nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se të gjitha sukseset e partisë janë në koalicion me kryetarin Fatmir Limaj.
Kur askush nuk besonte në punën tonë, me të arritëm të dëshmojmë se është e domosdoshme që të jemi pjesë pos në Kuvend edhe në Qeveri
Ti asgjë nuk i ke marr këtij vendi, vetëm i ke dhënë. Ju arritët ti bëni rrugët tona ashtu sic i kanë disa vende tjera të perëndimit. Ju nuk keni kursyer as vetën as familjen për shtetin. Autostrada e nisur nga ju do të mbahet mend jo vetëm nga ne, por edhe nga gjeneratat tjera. Po ashtu, nuk e latë privatizimin e Aeroportit të Prishtinës. Me të marr mandatin e zv/kryeministrit ju keni nisur takimet me palën malazeze për zgjidhjen e cështjen e demarkacionit bashkë me Ilir Metën e Shqipërisë. Jemi krenar me punën tuaj të palodhshme, vetëm kjo forcë poltike është ajo që i duhet vendit”, ka thënë Bajrami. /Indeksonline/
…………………………………
LIVE Krasniqi: Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët e bashkuar rreth Nismës
Kryetari i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në fjalimin e tij ka folur për të arriturat e partisë për katër vite nga themelimi.
Ai ka thënë se para katër vite Nisma nisi një rrugëtim të ri për të mirën e qytetarëve , raporton Indeksonline.
Sipas tij, është mirë kur njeriun e kërkon puna, e jo kur ai kërkon punën.
“Nisma duhet të ndahet nga politikat e shurdhëta e të shikoj drejt në sy kërkesat e njerëzve. Bashkimi i socialdemokratëve e bën fuqinë që i duhet vendit dhe kombit tonë. Nisma do të ndihmoj sidomos të rejat dhe të rinjtë që punojnë në ambientet e tyre të punës e të jetës për një ardhmëri më të mirë. U bëjmë thirrje atyre të bashkohen me Nismën Social Demokrate”, ka thënë tutje Krasniqi.
Ai theksoi se ndryshimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët e bashkuar rreth Nismës Socialdemokrate.
“Me ne askush nuk mund të dyshoj se na mungon dashuria, besueshmëria, saktësia dhe vullneti për të ndryshuar qeverisjen. Këtë e konfirmon puna që e bëjmë”, ka thënë Krasniqi.
“Po e mbyll fjalën me një konstatim të Skënderbeut para 550 vitesh. Ai ka thënë ‘Nuk është sipërfaqja e vendit atë që e bën një front të respektuar, por aftësia e tij që ulet mbi të’. Ju uroj katërvjetorin e Nismës, me fat dhe paçi fat në garat e shumta që na presin”, ka përfunduar Krasniqi. /Indeksonline/