Gjermania ndalon veturat dizel
Gjykata Federale Administrative në Gjermani iu kundërvu qeverisë duke u dhënë dritën jeshile autoriteteve vendore në qytete të ndryshme për të bllokuar veturat dizel.
Vendimi nuk përcakton në formë të prerë ndalimin e këtyre veturave, por ua lë në dorë qyteteve që të veprojnë sipas interesit të tyre kur bëhet fjalë për të bllokuar qarkullimin e veturave me naftë apo jo.
Qeveria gjermane e kundërshton një masë të tillë, duke e cilësuar atë si të parakohshme. Por, si pjesë e Bashkimit Europian, Berlini është i detyruar që të zbatojë disa direktiva të Brukselit për reduktimin e ndotjes.
Beteja nisi nga “Enviromental Aciton Germany”, një grup aktivistësh mjedisorë që dërguan në gjykatë qytetin e Shtutgartit dhe të Duseldorfit. I pari, kryeqendra e Baden-Wurttemberg dhe i dyti, kryeqendra e North Rhine-Westphalia, janë dy qytetet më të ndotura të Gjermanisë, ku grimcat e dëmshme në ajër tejkalojnë nivelin e lejua