75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 30 Qershor 2026 / MSH1

Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë – Kabash

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi vazhdimin e realizimit të projektit për ndërtimin e rrugës së re Korishë – Kabash, me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate prej 4.14 milionë euro.

Ky investim parashihet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korishës dhe Kabashit me rrjetin rajonal rrugor, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, rritur sigurinë në komunikacion dhe krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Përmes investimeve në infrastrukturën rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit deklaron se po krijon lidhje më të mira ndërmjet vendbanimeve, po përmirëson qasjen në shërbime dhe po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunat e vendit.