75 Mall Live Search
20:20 / E Martë, 30 Qershor 2026 / MSH1

Ky është i riu që po kërkohet në Liqenin e Batllavës, dyshohet se ra nga varka

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Liqenin e Batllavës, ku u raportua fundosja e një personi.

Janë bërë më shumë se gjashtë orë prej kur viktima dyshohet se ra nga varka në ujë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i riu në fjalë, në të 20-tat, është Lirim Ruhani, nga fshati Prapashticë.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai dyshohet se ka renë në ujë gjatë një shëtitjeje me varkë, ndërsa ekipet e Policisë së Kosovës dhe njësitet e kërki- shpëtimit po vazhdojnë operacionin intensiv për gjetjen e tij./IndeksOnline/