75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / AR

Pushimet që i mbushën zemrën, Xhensila ndan çastet më të ëmbla me fëmijët

Xhensila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga pushimet verore, ku shfaqet duke kaluar kohë pranë pishinës me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amenin.

Në videon e publikuara në InstaStory, këngëtarja ka treguar atmosferën e qetë dhe plot lumturi familjare, ndërsa i ka shoqëruar postimet me përshkrime emocionuese, shkruan Indeksonline.

Për Ajkën ajo shkruan: “My little best friend” (Shoqja ime e vogël më e mirë), ndërsa për Amenin: “The funniest little human ever” (Njeriu i vogël më gazmor që ekziston), duke shtuar se zemra i është mbushur plot.

“Memories for life”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se këto ditë pushimi do të mbeten ndër momentet më të bukura për të dhe familjen e saj./Indeksonline/