75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / AR

Rikthimi “bombë”, Rob Kardashian shfaqet në festën familjare

Rob Kardashian është shfaqur rrallë në rrjetet sociale, duke iu bashkuar familjes për festën e 42-vjetorit të motrës së tij, Khloé Kardashian.

Khloé publikoi një seri fotosh nga festa luksoze, ku mes familjarëve u pa edhe Rob, i cili prej vitesh ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. 

Në disa prej fotove, Rob pozoi së bashku me vajzën e tij 9-vjeçare, Dream Kardashian, të cilën e ka me ish-partneren Blac Chyna. Në një foto ai bën shenjën e paqes pas vajzës, ndërsa në një tjetër Dream e përqafon të atin.

Në festë ishin të pranishme edhe Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Kris Jenner, fëmijët e Khloé, True dhe Tatum, si edhe miqtë e saj të ngushtë Malika dhe Khadijah Haqq.

Rob komentoi në postimin e motrës së tij duke shkruar: “Jemi shumë të bekuar që të kemi! Të duam shumë!”

Festa kishte si temë “Champagne, Cavalli and Caviar”, me dekor në nuanca rozë, lule të bardha e rozë dhe disa torta ditëlindjeje.