11:02 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetja e AAK-së: Nuk ka arsye të mos votohet Demarkacioni

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se tashmë janë krijuar kushtet për të votuar marrëveshjen e demrkacionit.
“Gjatë gjithë kohës së kundërshtimit kemi kërkuar rishikimin e kufirit. Tash kemi një marrëveshje mes dy presidentëve, që është arritur pas raportit të Bulliqit”, ka thënë Kadrijaj, duke shtuar se tani nuk ka aryse për të mos e vutuar demarkacionin.

“Mendoj se do të sigurohen votat për të votuar demarkacionin. Unë do të votoj pro, sepse besoj te lideri Ramush Haradinaj dhe sepse kemi garanci se do të bëhet rishikimi i kufirit”, ka thënë Kadrijaj.