FSK-ja pjesë e ushtrimit “Golden Sabre 2026”
Bazuar në skenarë të reagimeve emergjente nga institucionet e sigurisë në Kosovë, në kampin Vrellë, u realizua ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”.
Ushtrimi u drejtua nga KFOR-i, teksa pjesëmarrës pati edhe njësite të FSK-së.
Përmes këtij ushtrimi u testuan procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndermjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e krizave, duke synuar rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit në perballimin e skenarëve të ndryshëm emergjentë.
Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në permbushjen e detyrave të tyre.
Pjesë e ushtrimit ” Golden Sabre 2026″ ishin agjencionet e Sigurisë që veprojnë në Kosovë: KFOR, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX.

