75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / Gj Sh

Messi pësoi një lëndim shqetësues në ndeshjen e fundit

Leo Mesi ka pësuar një lëndim shqetësues në ndeshjen e fundit ndaj Cape Verde.

Sulmuesi argjentinas u godit me gju në kokë, derisa nga kjo goditje iu krijua një gungë e madhe në ballin e tij, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht këtij lëndimi, 39-vjeçari e vazhdoi ndeshjen për ta ndihmuar kombëtaren e tij drejt kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Tashmë mbetet të shihet nëse Leo Messi do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës të Argjentinës ndaj Egjiptit, me tifozët që shpresojnë se goditja nuk do të ketë pasoja serioze./IndeksOnline/