75 Mall Live Search
19:44 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / L A

Goditje për Marokun, lëndohet Saibari

Maroku mori një goditje të madhe gjatë ndeshjes me Kanadanë.

Kjo pasi që ylli i kësaj kombëtare, Ismael Saibari ka pësuar një lëndim teksa u detyrua të lë fushën në minutën e 22-të, ku u zëvëndësua nga Rahimi.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Saibarit, por e sigurtë është mungesa e tij në çerek-finale nëse Maroku kualifikohet sot.

Saibari ishte një nga yjet e Marokut, ku shënoi plot 3 gola si dhe penalltinë vendimtare ndaj Holandës.

Ndeshja në Houston mes Kanadasë dhe Marokut është aktualisht me rezultat 0-0./IndeksOnline/