Ballkani bën një tjetër goditje në afatin e verës
Ballkani ka sjellë një tjetër përforcim në skuadër.
Pas rikthimit të Edvin Kuç, ata transferuan mesfushorin defansiv Erlis Xhemajli nga skuadra e Dukagjinit.
Ai pritet të jetë në dispozicion të Mislav Karoglan për ndeshjen kualifikuese të Conference League ndaj Connah’s Quay Nomads.
Xhemajli, kaloi 2 vite te Dukagjini ku bëri 70 paraqitje si dhe ndihmoi klubin nga Klina të fitojë Kupën e Kosovës në sezonin që lamë pas./IndeksOnline/

