75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / S Z

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në kryeqytet Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.