75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 07 Korrik 2026 / P M

Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar sot një takim me humanistin Halil Kastrati, ku temë kryesore ishte projekti për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Pacolli tha se është zotuar që ky projekt të trajtohet me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale për t’i hapur rrugë realizimit të tij.

“U zotova se do ta trajtojmë këtë projekt me prioritet, duke ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale për t’i hapur rrugë realizimit të tij”, ka deklaruar ajo.